1.Ligji  Në  Mbrojtje Të Të Drejtave Të  Fëmijëve

Kë mund të quajmë fëmijë dhe cilat janë të drejtat e tij? Fëmijë quhet cdo njeri që nuk ka mbushur moshën e rritur, e cila është 18 vjec. Në raste të vecanta mosha e rritur fillon me shpejt. Këto raste varen nga ligjet e shtetit ku ai jeton. Cdo shtet harton dhe miraton ligje për të mbrojtur fëmijët. Shteti jo vetem që i harton dhe miraton ligjet por gjithashtu ai krijon kushte që ato të zbatohen në praktikë. Fëmijët mbrohen nga ligje të ndryshme, që janë jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare si: ligje që ndalojnë dhe dënojne trafikimin e prostituimin e fëmijëve; përdorimin e fëmijëve në luftë, si trafikantë dhe shpërndarës droge, si viktima të trafikut të organeve, i mbrojnë fëmijët nga braktisja dhe dhuna, abuzimi seksual, mbrojnë mirëqënien dhe sigurinë e tyre, nuk lejojnë shfrytëzimin e tyre për qëllime fitimprurëse apo kryerja e çdo pune që do të ishte e dëmshme për ta; nuk lejojnë të pengohen për arsimimin dhe edukimin; pengojnë cdo veprimtari që dëmton shëndetin e tyre, apo zhvillimin intelektual, moral, shpirtëror dhe shoqëror të fëmijëve. Pra ligji mbron fëmijët në të gjitha fushat e jetës së tij.

Ø  Të drejtat e fëmijeve sipas konventes per te drejtat e femijeve

Te drejtat e femijeve janë të shprehura në cdo kushtetute të vendeve dhe në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo konventë është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me 20 nëntor të 1989. Konventa është një nga aktet më të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare në të cilën janë parashikuar të drejtat dhe detyrimet në të gjitha fushat e jetës së fëmijës. Këto të drejta e detyra janë të grumbulluara në një mënyrë të plotë dhe të detajuar si në asnjë akt tjetër juridik në fushën e të drejtave të fëmijëve.

Të drejtat  kryesore të fëmijëve janë:

E drejta per barazi dhe mosdiskriminim: të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta. Asnjë prej tyre nuk mund të diskriminohet për shkak të gjinisë, racës, fesë, etnisë, gjuhës, gjendjes ekonomike, arsimore dhe sociale.

E drejta për mbijetesë dhe zhvillim: e cila nënkupton jo vetëm zhvillim të mirë fizik të fëmijës, por edhe një zhvillim të shëndoshë mendor dhe emocional.

E drejta për të jetuar me prindër: çdo fëmijë ka të drejtën te jetoje se bashku me prinderit e tij, te cilet kujdesen per rritjen dhe zhvillimin e tij.

E drejta per te shprehur mendimin per ceshtje qe lidhen me femijen: femijet kane te drejte te shprehin mendimet dhe deshirat e tyre per ceshtje qe lidhen me jeten e tyre. Kur femijet jane te vegjel jane prinderit e tyre qe vendosin per ta. Por me rritjen e femijes prinderit dhe te tjeret duhet te degjojne dhe te marrin parasysh dhe mendimin e vete femijeve.

E drejta per t’u mbrojtur nga cdo forme shfrytezimi: kjo e drejte permban mbrojtjen per “cfardo forme te dhunes fizike dhe mendore, lendim apo shperdorim, trajtim mosperfilles apo te shkujdesur, keqtrajtim apo shfrytezim perderisa eshte ne perkujdesje te prindit apo prinderve, kujdestarit apo kujdestareve legale, apo cfardo personi tjeter, i cili e ka per detyre perkujdesjen ndaj femijes.”

Interesi me i larte i femijes: duhet te jete synimi kryesor ne cdo vendim qe merret mbi jeten e femijes si nga institucionet shteterore apo ato private, te perkrahjes shoqerore, gjykatat dhe organet administrative e legjislative. Te gjitha shtetet qe kane nenshkruar Konventen e te Drejtave te Femijeve duhet t’u sigurojne mbrojtje dhe kujdesin per mireqenien e nevojshme te gjithe femijeve. Ata angazhohen ta realizojne kete duke patur parasysh te drejtat dhe detyrat e prinderve te tyre, kujdestareve te tyre ligjore ose dhe personave te tjere ligjerisht pergjegjes duke marre masat e nevojshme legjislative dhe administrative. Keto shtete gjithashtu, marrin masat e duhura qe institucionet dhe qendrat qe pergjigjen per kujdesin dhe mbrojtjen e femijeve te veprojne sipas normave te caktuara nga organet kompetente.

Detyrat e Femijeve. Nga këto të drejta të fëmijëve rrjedhin dhe detyra të cilat fëmijët duhet ti zbatojnë. Ndër detyrat kryesore të fëmijëve janë: fëmijët nuk duhet të bëjnë dallime ndërmjet shokëve dhe shoqeve për arsye të ngjyrës, gjendjes së tyre sociale ose ekonomike, duhet të respektojnë mendimet e të tjerëve, duhet të ndihmojnë fëmijët e tjerë; duhet të zbatojnë vendimet e marra nga shteti për ta, duhet t’u kërkojnë ndihmë institucioneve përkatëse kur është e nevojshme dhe të pranojnë ndihmën që u jepet nga keto institucione për të mirën e tyre; nuk duhet të thonë gjëra që dëmtojnë të tjerët, të mbrojnë, të luajnë dhe të sillen mirë me fëmijët me paaftesi mendore dhe fizike (fëmije me paaftesi mendore dhe fizike quhet ai fëmijë, i cili nuk kryen dot veprime të caktuara dhe jeta e tij varet nga dicka e caktuar si ilaci etj). Fëmijë të tillë janë fëmijët e verbër, shurdhmemece, të paralizuar etj.

2.Legjislacioni shqiptar dhe te drejtat e femijeve

Ligji shqiptar dhe konventa e të drejtave të fëmijëve. Shteti shqiptar i kushton një vëmëndje të veçantë mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave të fëmijëve. Gjatë viteve të fundit, legjislacioni shqiptar për të drejtat e fëmijëve është përmirësuar ndjeshëm, duke respektuar e garantuar të drejtat e parashikuara në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo Konventë është nënshkruar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në Shkurt të vitit 1992 dhe hyri në fuqi në mars të po këtij viti. Ratifikimi i saj u bë në bazë të nenit 16 të Dispozitave  kryesore Kushtetuese (1991).

Në nenin 122 te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë së vitit 1998 thuhet se “çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar është pjesë e sistemit të brendshëm juridik, pasi botohet në fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë”. Ajo zbatohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ekzistojnë dhe përjashtime, kur nuk është e vetëzbatueshme dhe zbatimi i marrëveshjes kërkon nxjerrjen e një ligji. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj kanë epërsi ndaj ligjeve të vendit që nuk pajtohen me të. Kjo dispozite kushtetuese është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Përveç Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, Shqipëria ka nënshkruar dhe protokollin opsional të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në lidhje me shitjen dhe prostituimin e fëmijëve, pornografinë me ta etj. Ky protokoll është ratifikuar me Ligjin Nr 9834 të datës 22.11.2007., përmes nënshkrimit të këtij protokolli Shqipëria tregon edhe njëherë impenjimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Si i mbron ligji shqiptar fëmijët? Legjislacioni Shqiptar konsideron fëmijë qënien njerëzore të lindur gjallë deri në moshën 18 vjec. Fëmijët gëzojnë mbrojtje të veçantë nga shteti. Ai mbron të drejtat pasurore, të drejtat e fëmijëve që punojnë, të drejtat e fëmijës në konflikt me ligjin, të drejtat për përkrahje shoqërore etj.

Mbrojtja e të drejtave pasurore të fëmijës parashikohet në Kodin Civil. Sipas tij mund të trashëgojë pronë fëmija që në kohën e leximit të testamentit është gjallë ose ka qënë në barkun e nënës kur trashegimlenesi ka qene gjalle, dhe femija ka lindur I gjalle. Gjithashtu, po sipas Kodit Civil, femijet mund te deshmojne para gjykates kur mbushin moshen 10 vjec. Nje mbrojtje te vecante per te miturit parashikon gjithashtu, Kodi I Punes. Mosha minimale e pranimit ne pune eshte 16 vjec. Kodi I Punes parashikon dhe mosha te tjera te punesimit te femijes, moshen 14 vjec. Punesimi ne moshen 14 vjec duhet te behet ne pune te lehta qe nuk demtojne shendetin ose personalitetin e femijeve. Punet e lehta dhe oraret e tyre percaktohen me  vendim te Keshillit te Ministrave dhe vetem gjate pushimeve shkollore. Ndersa femijet nga mosha 16-18 vjec qe punojne ne pune te veshtira nuk mund te punojne me shume se 8 ore ne dite.

Te drejtat e femijeve ne konflikt me ligjin pershkruhen ne Kodin Penal.Sipas Kodit Penal te Republikes se Shqiperise femija ka pergjegjesi penale kur mbush 14 vjec per veprat penale dhe 16 vjec per kundravajtjet penale, per te cilat nuk denohet me heqje te lirise. Femijet nen moshen 18 vjec te cilet denohen me burgim nuk mund te marrin me shume se gjysmen e denimit te parashikuar per te rriturit (neni 51 I kodit penal). Femijet trajtohen ne menyre te vecante gjate procesit gjyqesor. Ata marrin ndihme te vecante juridike dhe psikologjike.

Edhe kur denohen me heqje te lirise femijet vazhdojne te arsimohen. Kjo eshte realizuar permes nje marreveshje dypaleshe ndermjet Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences se Republikes se Shqiperise. Nje shembull I tille eshte institucioni I vuajtjes se denimit ne Vaqar.

3.Cilat jane pergjegjesite e femijeve?

Mbrojtja dhe zbatimi I te drejtave te femijeve jane shume te rendesishme. Por duhet te dini qe femijet nuk kane vetem te drejta. Femijet kane dhe detyra e pergjegjesi ndaj familjes, shkolles, komunitetit ne te cilin jetojne si dhe ndaj shoqerise ne teresi.

Pergjegjesite e femijes ne familje. Femija duhet te njohe te drejtat dhe detyrat e tij ne familje. Ne familje femija njihet per here te pare me te drejtat dhe detyrat e tij si femije. Femija duhet te respektoje antaret e familjes, duhet te zbatoje rregullat dhe normat e familjes. Femija nuk duhet te genjeje prinderit dhe duhet t’u bindet atyre.

Pergjegjesite e femijes ne shkolle. Cdo femije ka te drejten te shkoje ne shkolle dhe te arsimiohet. Ata kane te drejte te zgjedhin dhe te zgjidhen ne senatin e nxenesve, te marrin pjese ne aktivitetet qe organizon shkolla, te degjohen nga drejtuesit e shkolles dhe mesuesit etj. Femijet ne shkolle kane edhe detyra. Ata duhet te respektojne dhe te zbatojne rregulloren e shkolles. Nxenesit duhet te paraqiten ne shkolle ne orarin e caktuar, te jene te pajisur me mjetet shkollore, te frekuentojne rregullisht shkollen, nuk mund te shkaterrojne mjetet e ndryshme mesimore, nuk mund te fyejne, te lendojne dhe te kercenojne nxenesit e tjere dhe mesuesit.

Pergjegjesite e femijes ne komunitetin ku jeton. Femijet duhet te njohin dhe te drejtat dhe detyrat e tyre ne komunitetin e tyre. Komuniteti duhet tu siguroje femijeve te gjitha mundesite per zhvillimin e tyre te plote.

Pergjegjesite e femijes ne shoqeri. Shoqeria me bashkepunim me organet shteterore dhe organizata jofitimprurese krijon ligje dhe institucione per te mbrojtur femijet dhe per te respektuar e zbatuar te drejtat e tyre. Femija duhet ti njohe te drejtat e tij. Shteti e realizon kete permes teksteve shkollore qe trajtojne te drejtat e femijeve dhe njeriut ne pergjithesi. Por pervecse I njeh me te drejtat e tyre si femije, shoqeria duhet dhe ti ndergjegjesoje ata se nuk kane vetem te drejta por edhe pergjegjesi.

Nga sa u tha me siper, shohim se pergjegjesia e pare dhe me e madhe e cdo femije eshte njohja e te drejtave te tij. Nga kjo njohje rrjedh detyrimi dhe pergjegjesia per ti mbrojtur dhe respektuar ato, jo vetem ndaj vetes por edhe ndaj femijeve te tjere.

 

Zbatimi i te drejtave te femijeve

Sa repsektohen te drejtat e femijeve? Te drejtat e femijeve jane shume te rendesishme si per femijet dhe per tere shoqerine. Ashtu sic eshte luftuar per te drejtat e njeriut, eshte luftuar edhe per te drejtat e femijeve. Lufta me e madhe nuk eshte vetem njohja e ketyre te drejtave por mbi te gjitha per respektimin dhe zbatimin e te drejtave te femijeve ne shoqeri.

Te gjithe jemi dakort se femijet duhen mbrojtur nga cdo dukuri qe mund ti demtoje ata. Por jo gjithnje te drejtat e femijeve zbatohen, dhe jo te gjithe I respektojne dhe I mbrojne ato.

Organizata e Kombeve te Bashkuara se bashku me UNICEF, ka nxjerre ne pah problem te ndryshme te mozbatimit te te drejtave te femijeve psh shanset per mbijetese te femijeve ne Afrike jane ulur, me qindra milion femije mbeten te ushqyer keq, dhe se te pakten 100 milion femije nuk ndjekin arsimimin fillor.

Zbatimi i te drejtave te femijeve ne shqiperi

Legjislacioni shqiptar per te drejtat e femijeve eshte permiresuar vazhdimisht. Edhe institucionet pergjejgese per zbatimin e tyre gjithmone e me shume punojne per mbrojtjen ne praktike te te drejtave te femijeve. Keshtu psh ne shkolla ku femijet jane te organizuar dhe kalojne kohen me te madhe te tyre, gjejne zbatim te drejtat e femijeve te meshiruara ne Urdhera, Dispozita Normative, rregullore te brendshme te shkollave etj.

Edhe pse shteti dhe shoqeria shqiptare kane bere dhe po bejne pune te vazhdueshme per permiresimin e ligjshmerise si dhe te zbatimit te tyre, perseri realiteti shqiptar prezanton problem ne zbatimin e ligjeve qe mbrojne te drejtat e femijeve. Gjate dekades se fundit, Shqiperia ka kaluar nje process te veshtire tranzicioni, ndryshimesh, sociale, ekonomike, politike. Ky proces eshte shoqeruar me dukuri te tilla si: papunsia, varferia, levizje demografike te pakontrolluara brenda dhe jashte vendit, mbyllja e shume industrive dhe ndermarrjeve shteterore, zhvillimi i sektorit privat etj. Rritja e varferise ka ndikuar ne kushtet e jeteses se femijeve shqiptare, te cilet perdoren nga prinderit e tyre per te rritur te ardhurat familjare.

Gjithashtu ka edhe te drejta te tjera te femijeve qe nuk zbatohen. Psh eshte gjithnje e ne rritje numri i ankesave per mosrespektimin e te drejtave te femijeve te trajtuara nga institucioni Avokatit te Popullit. Nder problematikat kryesore te trajtuara jane:

Mosrespektimi i veprimeve proceduriale penale ne polici ose ne prokurori per pyetjen e femijeve ne prani te psikologut/punonjesit social ose prinderit.

Mungesa e nje sistemi identifikimi dhe referimi per femijet qe jetojne vetem ose ndaj te cileve ushtrohet dhune ne familje.

Mosperfitimi I statusit te jetimit ne rastin e vdekjes se njerit nga prinderit.

Femijet e humbur jashte territorit te Shqiperise.

Kushtet e papershtatshme te shkollave, te cilat ne zonat e largeta per shkak te pamundesise financiare te bashkive apo komunave perkatese per rikonstruksione, kane dale pothuajse jashte perdorimit.

Keto fakte tregojne se shoqeria shqiptare po ndergjegjesohet gjithnje e me shume per rendesine e respektimit dhe te zbatimit te te drejtave te femijeve.

 

Ø Problemet e femijeve dhe zgjidhjet e mundshme

Cilat jane disa nga problemet e femijeve? Edhe pse mbrojtja e te drejtave te femijeve eshte nje nga qellimet kryesore te shoqerise perseri ato perballen me probleme te shumta. Nder problemet me te cilat perballet shoqeria sot ne te drejtat e femijeve jane: trafikimi dhe perdorimi i femijeve per prostitucion; mosfrekuentimi dhe braktisja e shkolles per arsye te ndryshme, shfrytezimi i femijeve ne sektorin e punes, keqtrajtimi i femijeve me precedente penal etj, mosrespektimi i te drejtave te tyre per edukimin e barabarte etj. Nje nder problemet me kryesore e me te veshtira eshte trafiku i femijeve ne mbare boten per qellime te ndryshme perfitimi.

Trafiku I femijeve ne shoqerine Shqiptare. Ashtu si dhe ne shume vende te tjera te botes edhe Shqiperia po perballet me trafikun e femijeve. Ky problem u shfaq ne shoqerine shqiptare pas ndryshimeve qe pesoi ajo ne vitet 90-te. Pas levizjes masive te njerezve jashte Shqiperise, ne vendin tone filluan te shfaqen elemente kriminale qe krijuan rruge trafikimi me fitime te medha. Ishte pikerisht kjo faze qe filloi dhe trafiku i qenieve njerezore, qe perfshinte edhe trafikimin e grave dhe te femijee me qellim shfrytezimi. Nder shkaqet qe mund te permendim jane: varferia e disa familjeve, braktisja e shkolles ne zonat rurale me qellim punesimi; levizja demografike e familjeve pati si pasoje punesimin e shume femijeve ne rruget e qyteteve  kryesore te vendit.

Nder kategorite kryesore te femijeve qe jane pre e trafikimit jane: femije nga familje te divorcuara ku mungon kujdesi familjar; familje me shume femije dhe ne gjendje te veshtire ekonomike; nga familje fshatare me shprese ndihme nga femijet; femije te mbetur jetime dhe pa kujdes, femije, prinderit e te cileve jane ne emigrim; femije qe kane braktisur shkollen dhe jane marr me veprimtari te kundraligjshme brenda ose jashte Shqiperise etj.

Nje tjeter objektiv eshte edhe rehabilitimi afatgjate dhe integrimi i femijeve qe jane trafikuar.

 

FEMIJET DHE KOMUNITETI

Cfare ofron Komuniteti? Nje rol te rendesishem ne jeten dhe mbrojtjen e te drejtave te femijeve luan komunitetit ne te cilin femijet jetojne. Komuniteti I ndihmon femijet te shoqerohen me femije te tjere te moshes se tyre; u ofron sherbime te ndryshme antareve te tij ne pergjithesi dhe femijeve ne vecanti; ju mundeson femijeve mjedise per tu arsimuar. Komuniteti kete e realizon permes investimeve te ndryshme, si te parqeve, ndertimit te shkollave dhe sigurimit te stafit te mesimdhenies.

Si kujdeset komuniteti per femijet? Mireqenia dhe interesi i femijes eshte ne qender te vemendjes se komunitetit ne cdo fushe te jetes. Komuniteti mbeshtet zhvillimin e qendrueshem te familjes. Kete e ben permes aplikimit te praktikave te ndryshme per rritjen e te ardhurave ne familje. Komuniteti trajton ceshtjet qe lidhen me cilesine e edukimit dhe frekuentimit te edukimit parashkollor. Nder synimet kryesore ne kete fushe jane:

1.      Permiresimi i ambjenteve e shkolles (klasat, banjat etj), material mesimore, mobilimi dhe bibloteka.

2.      Trajnimi I mesuesve dhe forcimi I lidhjeve te mesuesve dhe prinderve me shkollen. Inkurajohet pjesmarrja e mesuesve, prinderve dhe femijeve ne menaxhimin e shkolles.

3.      Nxitja e kujdesit per zhvillimin e hershem te femijes ne edukimin parashkollor. Ne kete menyre synohet qe nxenesit te ndjekin mesimin dhe te marrin njohuri sa me cilesore ne shkolle.

4.      Komuniteti ka ne qender te vemendjes se tij kujdesin e duhur shendetesor per nenat dhe femijet. Sa me e shendetshme dhe e mireushqyer eshte nje nene aq me I shendetshem eshte edhe femija. Kete komuniteti e realizon permes qendrave shendetesore, parashkollore, shkollave etj. Permes sherbimeve informuese dhe parandaluese komuniteti synon te permiresoje sherbim cilesor per femijet dhe familjet e tyre.

5.      Edhe pse komuniteti ofron mundesi te shumta per femijet, si dhe mbron dhe respekton te drejtat e femijeve, jo te gjitha komunitetet ne vendin tone ofrojne keto sherbime ne forme te plote. Disa komunitete perballen me problem te ndryshme, infrastrukture te dobet, mungesa e qendrave te argetimit per femijet, te parqeve, te mjediseve sportive etj.

6.      Shërbimi psikologjik në institucionet arsimore parauniversitare përbën një risi për arsimin tonë kombëtar, çka hedh edhe një hap tjetër në përqasjen e sistemit tonë arsimor me sistemet bashkëkohore evropiane e botërore. Implementimi i tij fillon në vitin mësimor 2004-2005.
Ø  ROLI I PSIKOLOGUT TË SHKOLLËS

 

Shërbimi psikologjik në shkolla do të kryhet nga një specialistë. Specialisti i shërbimit psikologjik duhet të ketë përfunduar studimet universitare në degën e psikologjisë apo të jetë mësues me specializim pasuniversitar në këto fusha. Në mungesë të tyre, përzgjidhen specialistë të shkencave social-politike ose degëve të tjera të përafërta me to.Specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës, është një person kyç në mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore edukative të institucionit arsimor. Veprimtaria e tij zhvillohet në lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me stafin pedagogjik dhe drejtues të shkollës, me prindërit dhe komunitetin, ku ndodhet shkolla.Qëllimi kryesor i punës së specialistit të shërbimit psikologjik në shkollë fokusohet në promovimin dhe zhvillimin mendor e fizik të nxënësve si dhe në ndihmesën dhe mbështetjen që jep për rritjen e cilësisë së procesit të mësimnxënies dhe mësimdhënies.

 

Specialisti i shërbimit psikologjik bashkëpunon me personelin administrativ dhe pedagogjik për konceptimin dhe realizimin e shërbimeve që lidhen me vlerësimin e rezultateve të nxënësve, me orientimin e karierës dhe me zhvillimin social dhe personal të nxënësve, nëpërmjet
– Sigurimit të shërbimeve të drejtëpërdrejta për fëmijët dhe nxënësit në nevojë..
– Vlerësimit dhe interpretimit të rezultateve të nxënësve, të stafit pedagogjik të shkollës dhe të prindërve.

– Shërbimeve këshillimore dhe trajnuese për stafin e shkollës dhe prindërit
– Konceptimit dhe realizimit të shërbimit psikologjik në përputhje me politikat e zhvillimit të arsimit dhe të institucionit arsimor.

 

Ø detyrat e specialistit të shërbimit psikologjik

 

a)      Këshillimi

Këshillimi realizohet përmes mbledhjeve me anëtarët e stafit pedagogjik të shkollës dhe komunitetit të prindërve për të diskutuar, identifikuar dhe parandaluar probleme të ndryshme si dhe për të programuar ndërhyrje dhe shërbime të nevojshme. Procesi këshillues përfshin:

– Këshillimin e stafit pedagogjik në lidhje me nevojat e nxënësve.
– Këshillon stafin për konceptimin dhe realizimin e planit të ndërhyrjeve në ndihmë të nxënësve.

– Këshillon dhe ndihmon prindërit të njohin e të kuptojnë nevojat e fëmijëve dhe realizon veprimtari kualifikuese me ta.

– Ndihmon stafin pedagogjik dhe prindërit për hartimin e planeve të bashkëpunimit të shkollës me familjen.

– Ndihmon nxënësit që kanë vështirësi e probleme përshtatjeje me ndryshimin e klasës, ciklit apo shkollës.

– Bashkëpunon me shërbime të ndryshme të specializuara të komunitetit si: shërbimi shëndetësor, shërbimi social, OJF-të e ndryshme, etj.

b) Ndihma për këshillin e mësuesve të shkollës.

Specialisti i shërbimit psikologjik të shkollës, ndihmon këshillin e mësuesve dhe zhvillon konsultime me ta për mbarëvajtjen e procesit mësimor edukativ. Identifikon së bashku me mësuesit, nxënësit me probleme dhe parashtron planin e trajtimit të tyre. Detyrat kryesore të specialistit të shërbimit psikologjik në këtë rol janë:

– Merr pjesë në analizat vlerësuese të veprimtarisë mësimore edukative në bazë klase, cikli dhe shkolle.
– Zhvillon konsultime me mësuesit dhe prindërit.
– Merr pjesë dhe ndihmon në hartimin dhe zbatimin e planit mësimor -edukativ të shkollës.
– Ndihmon në mënyrë të veçantë në zhvillimin e veprimtarive edukative që lidhen me sjellje dhe etikën e nxënësve.
– Koncepton ndëryhyrje dhe strategji veprimi aty ku e gjykon të arsyshme si dhe bën rekomandime të përshtatshme.
– Kur është e nevojshme referon përpara këshillit të mësuesve për rastet tipike që janë trajtuar.

c) Këshillimi psikologjik individual
Specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës zhvillon seanca psikologjike me nxënës të veçantë për probleme të caktuara. Gjatë ofrimit të këtij shërbimi specialisti duhet:
– Të ruajë konfidencialitetin (fshehtësinë)
– Informon drejtuesin e shkollës për atë çka duhet të dijë.
– Informon prindërit dhe merr miratimin e tyre.
– Lidhet me struktura të specializuara jashtë shkollës për të siguruar një trajtim më të mirë të nxënësve me probleme.

d) Këshillimi psikologjik në grup
Në veprimtaritë këshilluese në grup, specialisti i shërbimit psikologjik së bashku me dy ose më shumë nxënës, organizon seanca në mjediset e qendrës së shërbimit psikologjik për të zgjidhur probleme të caktuara. Gjatë ofrimit të këtij shërbimi specialisti duhet:
– Të ruajë konfidencialitetin (fshehtësinë)
– Informon drejtuesin e shkollës për atë çka duhet të dijë.
– Informon prindërit dhe merr aprovimin e tyre për atë që bënë.

2. Vlerësimi psikoedukativ

Vlerësimit psikoedukativ përmban të dhëna për sjelljet e nxënësve gjatë zhvillimit të procesit mësimor-edukativ. Qëllimi kryesor është identifikimi i faktorëve që ndikojnë në përparimin e nxënësve dhe realizimin e procesit mësimor edukativ. Ky informacion përdoret për t’ju dhënë përgjigje problemeve të shkollës. Gjatë ofrimit të këtij shërbimi specialisti duhet:

– Të marrë në konsideratë tërësinë e informacioneve që lidhen me problemin.

– Të vëzhgojë nxënësit gjatë procesit mësimor -edukativ.
– Të realizojë vlerësimin e sjelljeve funksionale të nxënësve.
– Të sigurojë instrumenta të vlerësimit individual.
– Të interpretojë rezultatet e vlerësimit dhe të përcaktojë marrëdhëniet që ekzistojnë midis rezultateve dhe arritjeve të objektivave mësimore-edukative.
– Të bëjë rekomandimet e nevojshme.

 

Edukimi special

Specialisti i shërbimit psikologjik, është anëtar i grupit të mësuesve të ngarkuar nga drejtoria e shkollës për edukimin special. Specialisti i shërbimit psikologjik ofron shërbime të tilla, si:

– Ndihmon në përgatitjen e planit të veprimtarive për fëmijët me nevoja të veçanta.
– Bën vlerësimin e ecurisë së fëmijëve me nevoja të veçanta.
– Administron vlerësimet e bëra.
– Bën rekomandimet e duhura.
– Përgatit me shkrim raporte për vlerësimin.
– Ndihmon në përgatitjen e programeve mësimore-edukative individuale.
– Siguron ndërhyrjen e shërbimeve të specializuara sipas problemeve, që kanë fëmijët.

 

4. Veprimtari kualifikuese në ndihmë të stafit pedagogjik dhe prindërve
Specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës zhvillon veprimtari kualifikuese me stafin pedagogjik dhe prindërit për të rritur dhe zhvilluar njohuritë e tyre në drejtim të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm dhe nxitës për zhvillimin e shëndetshëm mendor të nxënësve. Detyrat kryesore të specialistit të shërbimit psikologjik në këtë drejtim janë:

– Planifikon, zhvillon dhe koordinon veprimtari kualifikuese që trajtojnë tema për shëndetin mendor.

– Siguron informacionin e duhur për komunitetin që lidhet me tema të shëndetit mendor.
– Informon mësuesit e shkollës dhe komunitetin për shërbimet që ofron specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës

5. Veprimtari studimore

Është detyrë e specialistit të shërbimit psikologjik të përcaktojë natyrën, qëllimin dhe shtrirjen e shërbimeve që ofron në shkollë. Specialisti në bashkëpunim me drejtuesit dhe mësuesit e shkollës, koncepton dhe realizon planin e shërbimeve që i ofrohet shkollës. Në konceptimin e veprimtarisë planifikuese studimore specialisti i shërbimit psikologjik merr në konsideratë:

– Rezultatet e shkollës, krahasuar me shkollat e tjera të rrethit dhe më gjerë.
– Vlerësimet që janë bërë për shërbimin psikologjik.
– Merr aprovimin e drejtuesve të shërbimit psikologjik.
– Merr në konsideratë dhe përfshin komentet, sugjerimet e këshillit të mësuesve, këshillit të prindërve dhe përfaqësive të ndryshme të nxënësve.

 

7.      Zhvillimi professional

Praktika e zhvillimit të shërbimit psikologjik, si dukuri e re në shkollën tonë, do t’i nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme që lidhen me konsolidimin e këtij shërbimi në përshtatje me zhvillimet e reja në fushën e psikologjisë. Realizimi i teknikave dhe procedurave të reja të vlerësimit etj., realizohet nëpërmjet njohjes dhe studimit të arritjeve të fundit të shkencës në këtë fushë. Specialistët e shërbimit psikologjik duhet të mbështeten, të ndihmohen dhe të nxiten të marrin pjesë në seanca kualifikuese, për të rritur dhe siguruar një nivel gjithmonë e më të lartë të shërbimit psikologjik. Për këtë qëllim, specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës duhet:

– Të marri pjesë në mbledhje dhe trajnime profesionale.
– Të jetë në korrent të literaturës bashkëkohore.
– Të marrë pjesë në veprimtari edukative mësimore.

Detyrat e përcaktuara më lart mundësojnë sigurimin e një shëbimi sa më cilësor në dobi të nxënësve. Me qëllim që ky shërbim të jetë sa më pranë nevojave të nxënësve, përcaktimi i prioriteteve të punës së specialistit të shërbimit psikologjik, do të bëhet në përputhje me nevojat e shkollës dhe komunitetit në të cilin gjendet shkolla.

Leave a reply