Përshëndetje Avokat, unë që po ju shkruaj jam Betimi nga Prishtina. Në Kosove kam një kompani e cila merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve të brumrave si: bukë , simite, byrek etj. Kam shumë dëshirë që specialitetin që ofrojmë në Prishtinë ta ofroj edhe për konsumatorët e Tiranës. Duke qenë se unë jam me pasaport Kosovare çfarë dokumentacioni duhet të plotësoj për të hapur këtë biznes në Republikën e Shqipërisë?
Përshëndetje i nderuar Betim, ju falenderoj shumë për nismën që keni ndërmarrë për të hapur kompaninë tuaj në Tiranë ! Tashmë Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë pas shumë vitesh të ndarë dhe vuajtjesh kanë mundësi që eksperiencat e tyre t’i ndajnë me njeri tjetrin. Shqiptarëve të Kosovës i kanë të gjitha të drejtat për të hapur biznes në Republikën e Shqipërisë. Regjistrimi i biznesit bëhet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, e cila është zyra që ofron kë të shërbim. Unë do t’ju këshilloja që shoqërinë tregtare ta themelonit Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, pasi ky është një biznes i cili mund të përhapet në pika të tjera dhe procedurat tatimore janë më lehtësuese dhe më të thjeshta për llojin e shërbimit që do të ofroni.
Përpara se të shkosh në kë të zyrë për të bërë regjistrimin e duhet të plotësosh të dhënat e detyrueshme për regjistrimin e shoqërive tregtare, parashikohen në nenin 32 të ligjit Nr. 9723/2007, të cilat janë si më poshtë:
1. Akt Themelimi dhe Statuti i Shoqërisë Tregtare e cila përmban: emrin, formën, datën e themelimit, selinë, objektin, kohëzgjatja, në qoftë se është e përcaktuar, të dhënat e identifikimit të personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët, kompetencat e përfaqësimit, si dhe afatet e emërimit të tyre, specifikimet e nënshkrimit (firmave) të personave, që përfaqësojnë shoqërinë përpara të tretëve.
2. Pas 3 (tre) ditësh nga aplikimi, do të tërheqësh numrin e nipit dhe ekstrakt të thjeshtë. Së bashku më këto dokumente dhe me kontratën e qirasë ku keni vendosur të hapni biznesin tuaj, do të shkoni në Drejtorin e Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë për të regjistruar biznesin tuaj në taksat vendore.
3. Më pas duhet të shkoni tek zyrat e punës për të bërë regjistrimin e personave të cilët do të punojnë për shoqërinë tuaj. Dokumentet të cilat duhen janë: plotësimi i formularit për deklarimin e punonjësve, dokument identifikimi të punonjësve, nipti i njësuar me origjinalin dhe ekstrakt i shoqërisë tregtare.
4. Pasi të keni kryer regjistrimin në zyrën e punës, ju duhet t’i drejtoheni zyrës së migracionit dhe kufirit për të marrë lejeqendrimi për punonjësit të cilët do të jen me pasaport Kosovare.
Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni. Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar në këtë fushë, ne ju vijmë në ndihmë për të përgatitur të gjithë dokumentin e nevojshëm.

Leave a reply