Historia e avokatise Shqiptare, me teper se si nje profesion, ka lindur si nevoje e reformes per organizimin e drejtesise nga ana e perandorise Otomane, ne gjysmen e dyte te shekullit XIX. Mungesa e te dhenave dokumentare te kesaj periudhe, kushtezon qe ne funkson te qellimit tone, ti referohemi deshmive te ndryshme te transmetuara nga brezat. Ne kete periudhe, ne Shkoder qe mbahet si djepi i lindjes se avokatise Shqiptare, permenden avokate si Temo Rroi, Molla Ahmet Pipa, Hafiz Bajrami, Hysen Drishti, Hafiz Saraci, Ali Efendi Derhemi, Asim Efendija e Riza Kopliku. Niveli arsimor i ketyre te ashtuquajtur avokate ishte teper i ulet, dhe mbrojtja me teper si e tille, behej me goje, duke perdorur më shume sofizma se fakte. Ne ato pak raste ku shkruhej, avokatet perdornin sekretare, redaktimi i kerkesave ishte shume i dobet dhe i pakuptueshem jo vetem nga ana gjuhesore por edhe pa asnje mbeshtetje juridike.

Historia e avokatise Shqiptare, e bazuar mbi dokumenta shkresore, daton qysh me krijimin e Ministrise Drejtesise ne Dhjetor 1912, ku ministri i pare i drejtesise se Shqiperise, Petro Poga dhe me pas Hoxha Kadriu, kane hartuar shkresa te ndryshme, ku vertetohet edhe kujdesi per organizimin e avokatise. Ne keto shkresa vleresohet fakti i tentatives se shkeputjes se avokatise nga praktikat e vjetra obskurantiste otomane. Perfaqesuesit e avokatise Shqiptare, te cilet ishin diplomuar per drejtesi ne Stamboll, Athine e Selanik, e me pas edhe ne vendet e zhvilluara te kohes, kane bere perpjekje te vazhdueshme per te ndertuar nje Shqiperi Europiane, mbi bazen e konceptit se zhvillimi i vendit duhej te kishte pikenisje modelin e vendeve me te zhvilluara.

Ne periudhen kohore 1913 – 1920 sistemi gjyqesor ne Shqiperi nuk ishte i unifikuar. Qeveria e Vlores dhe vendimet e saj ne kete fushe u injoruan nga Esat Pashe Toptani, i cili ne territorin qe sundonte (Durres, Shijak, Peqin, Kavaje, Tirane), vendosi nje organizim tjeter gjyqesor, qe perbehej prej Gjykatave te Shkalles se Pare dhe atyre te Përtërimit.

Komisioni Nderkombetar i Fuqive te Medha, qe kishte ne administrim Shkodren, kryente vet funksionet e gjyqesorit. Ndersa ne qarkun e Korçës qe ishte pushtuar nga ushtrite Franceze, u formua nje Gjykate e shkalles se pare e cila realizonte gjyqet penale dhe civile. Ne Vlore, Gjirokaster, etj qe ishin nen pushtimin Italian, kishte Gjykata Paqtuese, te Shkalles Pare dhe te Perterimit, me qender ne Tirane.

Ne keto kushte historike, dy juristet me ne ze te asaj kohe, Kristo Floqi dhe Terenc Koçi, hapen ne vitin 1914 ne Shkoder nje zyre avokatie dhe ne njoftimin e bere ne shtypin e kohes me kete rast shkruanin: “Zyre avokatore e drejtueme prej Z. avokat Kristo Floqi dhe Z. Avokat Terenc Toçi. Shikojme çfardo pune drejtesie dhe japim çdo keshille. Avokat Kristo Floqi, sih prokuror i Gjykates se Përtërimit Korçe, e qe per atdhe ka luftuar gjithkund”. Bashke me avokatet e cituar me siper, avokate te tjere si Hoxha Kadri, Nuri Borshi,Qerim Çelo e te tjere ishin jo vetem berthama e avokatise Shqiptare por edhe perfaqesuesit tipike te intelektualeve te kohes.Shume shpejt zeri i avokateve te sipercituar, por edhe te tjere, dominuan skenen politike dhe shoqerore te kohes. Ne nje shkrim te kohes titulluar “losim me zierm”, avokati Terenc Toçi shkruante “Une nuk jam I krishtere, s’jam as mysliman. Nuk lejoj asnje njeri te me pyese se ç’fare feje je, se feja më përket vetem mua, te pareve te mi e robeve te mi”. Filozofia e ketij avokati, eshte aktuale edhe sot.

Gjate luftes se Pare Boterore, Shqiperia ende e pakonsoliduar, u be pre e fuqive te medha, atyre qe deri dje ishin aleatet e saj. Profesioni i avokatit mori nje zhvillim te madh ne qytetin e Shkodres, dhe kjo per faktin se ky ishte i vetmi qytet relativisht i lire, dhe ishte caktuar si qendra administrative Shqiptare.Me rastin e hapjes se zyres avokatise avokatet Riza Beg Kopliku dhe Hil Mosi shpallnin se “Po i bajme me ditë miqve, dashamiresve,atdhetareve e te gjithe popullit te Shkodres e te rretheve se, na në keto dite kemi çil nje zyre avokaturet edhe shkresash dhe jemi gati me marrë perfaqesime padinash, tuj i mprue te drejtat e gjithsekujt, sipermbas ligjit e kanunit.Gjithashtu marim persiper edhe te shkruemit e lutjevet ne ne gjuhen Shqipe e Gjermanisht, me çmime te arsyeshme”.Te tilla lajmerime gjenden ne shtypin e kohes edhe nga ana e avokateve Mustafa Nuri Pipa, ish kryetari i Gjykates Civile, Joan Mihail Lehova, diplomuar ne Bukuresht, Risto Siliqi, etj. Ne tentativat qe Drejtoria e Pergjithshme e Drejtesise ne qytetin e Shkodres e drejtuar nga Avni Dabulla, behej per organizimin e organeve te drejtesise mbi baza ligjore, avokatia perfaqesohej ne komisionet e ngritura per kete qellim me avokatet Hoxha Kadri e Nuri Borshi. Krahas detyrave te tjera, kjo drejtori nuk la jashte vemendjes dhe organizimin e profesionit te avokatit.Nepermjet nje dokumenti te quajtur ZAADHANJE, te dates 28.01.1917, njoftohej populli dhe te gjithe avokatet, te cilet perfaqesonin ose donin te perfaqesonin çështje ne Gjykaten Fillore e Paqtuese, se per te ushtruar kete detyre nevojitej qe ata te kishin diplomen e shkolles se larte te drejteise, ose te ishin paisur me license nga Ministria e Drejtesise, dhe te paraqiteshin ne sekretarine e Gjykates, per tu regjistruar ne regjistrin e avokateve.Ne te njejten kohe, Drejtoria e Drejtesise hartoi edhe nje projektregullore per avokatet, qe ndoshta eshte e para qe prej shpalljes se pavaresise, dhe ia dergoi Komandes se Fuqive Te Medha per miratim. Komanda e fuqive te medha, pasi degjoi mbrojtjen nen per nen te kesaj projektregullore, nga Komisioni ne perberje te te cilit ishin edhe avokatet, e miratoi ate ne Mars 1918. Regullorja permbante gjithsej 31 nene, e shkrojtur ne gjuhe jo shume te paster, gjithsesi sherbeu si baza legjislative e organizimit te profesionit te avokatit ne Shqiperi, megjithse kjo regullore pati juridiksion vetem ne qytetin e Shkodres.

 

Por avokatet e Shkodres, edhe pse regullorja ishte miratuar, nuk ishin te kenaqur nga zbatimi ne praktike i saj, gje qe i detyroi avokatet me arsim te larte juridik dhe qe perfaqesonin avokatine e vertete si Hoxha Kadri, Kristo Floqi, Qerim Çelo, Joan Mihail Jehova, etj, ne Janar te vitit 1919, nepermjet nje shkrese i kerkonin Keshillit te Drejtesise Shkoder respektimin e regullores. Ne kete shkrese ata kerkonin qe organizimi ligjor i institucionit te avokatise te bazohej ne krijimin e nje Barro-je, ku do te benin pjese shtate avokate te Shkodres, qe kishin mbaruar fakultetin juridik, te cilet te kishin te drejten te parqiteshin dhe te perfaqesonin prane gjykatave, duke mos lejuar asnje person tjeter pa arsim te larte juridik dhe te papaisur me liçense, ne funksionin e mbrojtjes. Kjo eshte tentativa e pare e shkeputjes se prirjes legjislative nga perandoria otomane, dhe pershtatja e tyre me vendet e zhvilluara Europiane, ku te drejten e ushtrimit te profesionit ta kishin vetem profesionistet, pra ata qe zoteronin diplome te arsimit te larte juridik dhe qe ishin te paisur me license. Kjo- theksonin ata-do te riste cilesine e mbrojtjes dhe populli nuk do te genjehej nga njerez jo profesioniste, domethene, i pritet rruga abuzimit.

Pas perfundimit te luftes se Pare Boterore, ne nje dokument te firmosur nga Komandanti i Trupave ne Shqiperi, gjeneral Piacentini, ku behej fjale per organizimin e drejtesise, per avokatine thuhej se per te ushtruar kete profesionduhej te paiseshe me nje leje nga Kryetari i Gjyqit te Apelit,pasi me pare te ishte mare per kete mendimi nga ana e Prokurorit.Ne ushtrimin e profesionit te avokatit do te pranoheshin vetem ata qe ishin te diplomuar per drejtesi ne nje universitet te perjashtem si dhe te kishin veti te mira. Po keshtu mund te pranoheshin edhe ata qe ishin paisur me license avokati nga ndonje Ministri e nje shteti ku kishin sherbyer, ose qe ishin paisur me certifikate nga gjykatat e posacme te drejtesise te ketyre shteteve, ku te kishin punuar te pakten 10 vjet si avokatë. Eshte interesant te citohet dokumenti historik i periudhes se “As me ndonje menyre nuk mund te pranohen si avokate ata qe jane te denuar”. Keto kritere te sanksionuara ne forme shkresore dhe te firmosura edhe nga Ministri i Drejtesise i asaj kohe Petro Poga, i janë derguar te gjithe prefekturave te vendit per zbatim.

Keto qe u cituam me siper kane qene ne themel te organizimit te avokatise Shqiptare edhe pas Kongresit te Lushnjes te viti 1920. Ligji i pare per avokatise ne shqiperi perkon me Dhjetor te viti 1922 dhe paraprihej nga regullore e posacme e ushtrimit te profesionit te avokatise. Eshte interesant fakti se pothuajse te njejtat kritere qe sot jane vendosur per ushtrimin e ketij profesioni, kane qene percaktuar që prej asaj kohe. Te tilla jane detyrimi per tu paisur me license, detyrimi per te qene i paisur me diplome te fakultetit drejtesise (ne raste te vecanta edhe jo me diplome te larte), nenshtrimi i provimit, perjashtimi nga detyrimi i dhenies se provimit per kategori te percaktuara, vendosja e tarifave te ushtrimit te profesionit te avokatit, procedimi disiplinor, i cili ne kete periudhe parashikonte masen e pezullimit te licenses per 6 muaj, e ne rast perseritje pergjithmone, klasifikimi ne dy rende nivelesh i avokateve,etj.

Ne periudhen e monarkise, profesioni i avokatit regullohej me dekret ligj te vitit 1931, “Mbi Avokatet”,ku detyrime te tilla si diplomimi, mosha, zoterimi i gjuhes, pastertia e figures,papajtueshmeria e ketij profesioni me profesione te tilla publike si noter, gjyqtar, etj, kane patur mbeshtetje ligjore. Gjate kesaj periudhe organizimi i avokatise njeh faza te tilla zhvillimi ne mardheniet kombetare dhe nderkombetare. Ne top listen e avokateve te kohes qe mbanin edhe lidhje me homologet e tyre pertej kufijve, mund te permenden Thoma Orollogaj, Suad Asllani, Agjah Libohova,Terenc Toçi e Kristo Floqi, Mexhid e Fuad Asllani, Vasil Dilo e Hamdi Bimbashi, Baltazar Benusi, Kol Dhimitri, Vasil Bidoshi, etj. Karakteristike e kesaj periudhe ishte fakti qe organizimi i avokatise bazohej ne zhvillimet e shpejta te shoqerise dhe bashke me kete te fundit kerkohej azhornimi evolutiv i legjislacionit ne vetë fushen e avokatise. Keshtu avokatet e Korces propozojne ndryshime te tilla ne ligj si kufizimi i ushtrimit te avokatise nga persona me diploma jo te shkollave te larta; krijimi i barrove te avokateve sipas modeleve perendimore; redaktimi i akteve noteriale ne prezence te avokateve; percaktimi i nje numri te caktuar avokatesh qe duhet te ushtrojne profesionin ne cdo ndarje teritoriale te vendit, etj.

Ne kujtesen e popullit ne keto vite, figura e avokatit simbolizonte njeriun e ndershem, te ditur dhe te drejte. Gjithashtu kjo periudhe karakterizohet nga rikthimi i bijve te popullit nga vendet ku kishin studiuar, per te rimekembur zhvillimin ekonomik e shoqeror, nepermjet instalimit te nje sistemi bashkekohor te drejtesise e bashke me te edhe te avokatise.

Periudha e pushtimit nazifashist karakterizohet si nje periudhe ku qeverite e kohes lidhur me profesionin e avokatit, kryesisht mereshin me shqyrtimin e kerkesave per ushtrimin e ketij profesioni, ne kufizimin e abuzimeve te personave te ndryshem gjate ushtrimit, si dhe ne vleresimin e figures se avokatit. Ne kete kohe sipas ndarjeve teritoriale te vendit,sipas nje informacioni te kerkuar nga prokuroria e pergjithshme per rrethet e meposhtme, rezulton se në Tirane operonin 30 avokate, ne Berat 8 avokate, në Fier 5 avokate, ne Lushnje 2, ne Mallakaster 2, ne Korce 7,dhe ne Durres 2 avokate. Ne fondin arkivor te Ministrise Drejtesise per kete periudhe, dokumentacioni ne pergjithesi eshte i pakët, e ne menyre te vecante per periudhen e pushtimit Gjerman.Ato pak dokumente me teper bejne fjale per dhenie leje ushtrimi avoaktise, duke theksuar se styre qe u jepej nje leje e tille, duhet te heqin dore nga çdo lloj tjeter nepunesie.

Avokatia Shqiptare ne sistemin totalitar, ashtu si gjithe shoqeria e re qe po lindte, ju nenshtrua botkuptimit materialist i bazuar teresisht ne teorine dhe praktiken sovjetike. Baza ideologjike e konceptit te organizimit dhe funksionimit te institucionit te avokatise, ishte diktatura e proletariatit. Si cdo hallke tjeter e institucioneve te shtetit, edhe avokatia u vendos nen kontrollin e plote te Ministrise se Drejtesise. Ne ligjin e ri te hartuar ne vitin 1946, ju la hapesira perfshirjes ne profesionin e avokatit personave qe nuk kishin perfunduar srudimet e larta, duke qene se ata qe i kishin perfunduar keto studime u klasifikuan si te brumosur me ideologji borgjeze. Detyra paresore e shtetit te ri socialist, ishte ta shkepuste profesionin e avokatit nga praktikat e vjetra feudo-borgjeze sipas tyre, si ne forme edhe ne permbajtje. Ministria e Drejtesise u drejtohej prokurorive neper rrethe ku i bente me dije se avokatet ne dhenien e ndihmes juridike, perfitonin te ardhura te ekzagjeruara si dhe kishin tendenca te mbronin te pandehurit, duke perdorur argumenta dhe prova qe nuk perputheshin me moralin komunist. Me kalimin e viteve roli i avokatit sa vinte dhe po degjeneronte. Atyre nuk u vihej ne dispozicion dosja e ceshtjes, nderkohe qe prokurori mund te fliste duke akuzuar pa fund avokatit i pritej fjala, nga ana e trupit gjykues shfaqej nje indiferentizem gjate mbrojtjes dhe ne pergjithesi morali i dyshimit mbi papjekurine politike te avokateve, dalngadale po behej morali mbizoterues ne vleresimin e profesionit. Madje ne informacionet e kohes ishte interesant fakti se institucionet ankoheshin se avokatet nuk ndihmonin gjykatat ne dhenien e denimeve, por u veshtiresonin punen atyre.

Ne Shtator 1966 Ministria e Drejtesise pushoi se vepruari duke u suprimuar dhe unifikuar drejtimin gjyqesor ne Gjykaten e Larte, dhe ne kuader te te ashtuquajturit revolucionarizim te aparatit shteteror, institucioni i avokatise u konsiderua i ezauruar, dhe me dekret nr 4277 date 20.06.1967 institucioni i avokatise u shkri me ligj duke u zevendesuar nga zyrat e ndihmes juridike qe vareshin nga Gjykata e Larte dhe operonin prane cdo gjykate rrethi.

Pas nje nderprerje 23 vjecare ne daten 08.05.1990 parlamenti i ri postkomunist miratoi ligjin me numur 7382 “Per avokatine ne RPSSH”z i cili u pasua me pas me ligjin 7541 dt.18.12.1991, nr 7827 dt 31.05.1994 si dhe ligji nr 9109 date 17.07.2003, te cilet kane sanksionuar avokatine si profesion i lire, i pavarur dhe i regulluar.


Leave a reply